Skandali/ Futbollistët e Argjentinës kore raciste ndaj Mbape, FIFA nis hetimet

FIFA ka njoftuar se ka nisur një hetim për thirrjet ofenduese të futbollistëve argjentinas të postuara në rrjetet sociale, në shënjestër të së cilës ishte kombëtarja franceze, veçanërisht Kilian Mbape.

Që nga mbrëmja e së hënës, në rrjetet sociale po qarkullon një video në të cilën disa lojtarë argjentinas këndojnë një këngë me përmbajtje ofenduese dhe raciste, e njëjta këngë e kënduar nga tifozët argjentinas pasi argjentinasit fituan titullin e Kupës së Botës 2022 në Katar duke mposhtur francezët në finale me një gjuajtje më të mirë të penalltive.

Teksti i këngës përmend origjinën afrikane të kombëtares franceze, ndërsa kapiteni i tyre Kilian Mbape është veçanërisht në epiqendër.

Videoja që qarkullon në rrjetet sociale është një klip i pamjeve të transmetuara drejtpërdrejt në Instagram nga mesfushori argjentinas Enzo Fernandez, ndaj të cilit klubi i tij Çelsi nisi procedurat e brendshme disiplinore të mërkurën. Fernandez mori çmimin për lojtarin më të mirë të ri të Kupës së Botës në Katar në vitin 2022.

Të martën, Federata Franceze e Futbollit njoftoi se do të kontaktojë FIFA-n dhe do të bëjë një ankesë “për shkak të fyerjeve të natyrës racore dhe diskriminuese”, dhe përfaqësues të kombëtares franceze kanë reaguar me postime në rrjetet sociale.

Shoku i skuadrës së Fernandez në klubin londinez, mbrojtësi francez Uesli Fofana ka postuar reagimin e tij në platformën X:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!