Afatet e merkatos/ Shqipëria mbyll më 31 gusht, kërcënojnë Turqia e Arabia Saudite

sportiim2

Tregu i transfertave verore, datat e mbylljes në ligat kryesore.

Rumania nisi dje 12 korrik sezonin e ri duke i paraprirë vëndeve europiane të zonës ku është e vendosur gjeografikisht edhe Shqipëria. Nesër sipas FSHF-së, do të hidhet shorti i sezonit futbollistik 2024/2025 për Superioren dhe Kategorinë e Parë.

Megjithatë ajo që duket se merr rëndësi lidhet me faktin e afatit të fundit të merkatos së verës gjatë së cilës klubet e dy niveleve në vend, bëjnë afrimet e mundëshme.

Në fakt, shumë kampionate elitare në europë por dhe gjetkë kanë data të përafërta të mbylljes së dritareve në hyrje por me gjasë, Arabia Saudite pse jo dhe Turqia e prishin këtë rend duke ‘kërcënuar’ me afate të zgjatura.

Për Kategorinë Superiore dita e fundit e merkatos sipas Departamentit të Garave në FSHF, është 31 gushti 2024. Elita shqiptare nis më 8 gusht 2024 dhe është planifikuar të mbyllet në muajin maj 2025.

Afati i mbylljes së merkatos në kampionte të ndryshme:

Shqipëria 31 gusht

SHBA 14 gusht Gjermani 30 gusht Francë 30 gusht Spanjë 30 gusht Angli 30 gusht Holandë 2 shtator Portugali 2 shtator Kroacia 5 shtator Austri 5 shtator Belgjikë 6 shtator Katar 9 shtator Rumani 9 shtator Zvicër 9 shtator Meksikë 10 shtator Greqi 11 shtator Rusi 12 shtator Turqi 13 shtator Serbi 13 shtator Arabia Saudite 6 tetor/Sportiim.al/

?>