Afatet e merkatos/ Shqipëria mbyll më 31 gusht, kërcënojnë Turqia e Arabia Saudite

Tregu i transfertave verore, datat e mbylljes në ligat kryesore.

Rumania nisi dje 12 korrik sezonin e ri duke i paraprirë vëndeve europiane të zonës ku është e vendosur gjeografikisht edhe Shqipëria. Nesër sipas FSHF-së, do të hidhet shorti i sezonit futbollistik 2024/2025 për Superioren dhe Kategorinë e Parë.

Megjithatë ajo që duket se merr rëndësi lidhet me faktin e afatit të fundit të merkatos së verës gjatë së cilës klubet e dy niveleve në vend, bëjnë afrimet e mundëshme.

Në fakt, shumë kampionate elitare në europë por dhe gjetkë kanë data të përafërta të mbylljes së dritareve në hyrje por me gjasë, Arabia Saudite pse jo dhe Turqia e prishin këtë rend duke ‘kërcënuar’ me afate të zgjatura.

Për Kategorinë Superiore dita e fundit e merkatos sipas Departamentit të Garave në FSHF, është 31 gushti 2024. Elita shqiptare nis më 8 gusht 2024 dhe është planifikuar të mbyllet në muajin maj 2025.

Afati i mbylljes së merkatos në kampionte të ndryshme:

Shqipëria 31 gusht

SHBA 14 gusht
Gjermani 30 gusht
Francë 30 gusht
Spanjë 30 gusht
Angli 30 gusht
Holandë 2 shtator
Portugali 2 shtator
Kroacia 5 shtator
Austri 5 shtator
Belgjikë 6 shtator
Katar 9 shtator
Rumani 9 shtator
Zvicër 9 shtator
Meksikë 10 shtator
Greqi 11 shtator
Rusi 12 shtator
Turqi 13 shtator
Serbi 13 shtator
Arabia Saudite 6 tetor/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!