Holandë apo Angli, sot finalistja e dytë

Spanja preu dje biletën e finalistes ndaj Francës (2-1), ndërsa këtë mbrëmje, njëri mes ‘Tulipanëve’ e ‘Tre Luanëve’ do ta mbërrijë në Berlin

Holandë-Angli. Kjo është sfida e ditës së sotme për llogari të turit gjysmëfinal të ‘Euro 2024’ që po zhvillohet në Gjermani që prej 14 qershorit.

Do të luhet në ‘Signal Iduna Park’ të Dortmundit me të dyja skuadrat e mëdha në kërkim të finales së 14 korrikut përcaktuar nga UEFA për t’u zhvilluar në orën 21:00 në ‘Olimpiastadion’ të Berlinit.

Në të dy kampet ka optimizëm. Te Holanda vetëm Matsen (Aston Vila) mungesë ndërsa pjesa tjetër e gjitha gati. Te Anglia të gjithë në dispozicion.

Arbitër do të jetë gjermani Feliks Zvajer ai që mbajti pikërisht në Dortmund duelin Itali- Shqipëri./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!