Për herë të 5-të në finale, Spanja, askush nuk e ndal

Gjysmëfinale Euro 2024: Spanjë-Francë 2-1 (Jamal 21′, D. Olmo 25’/ Kolo Muani 12′)
Spanja! Kjo është gjysmëfinalistja e parë e Euro 2024 ardhur pas fitores 2-1 ndaj Francës këtë mbrëmje në ‘Allianz Arena’ të Mynihut.
Si askush më parë, skuadra iberike e trajnerit Luis de la Fuente arrin në 6 ndeshje të një kompeticioni të tillë 6 fitore radhazi. Këtë mbrëmje e nisi në malore teksa Franca me Kolo Muani kaloi përpara në të 8′-ën.
Për barazimin dhe rekordin personal (17 vjeç e 362 ditë), Lamin Jamal realizon një supergol duke u bërë lojtari më i ri në moshë që shënon në një Europian.
Vetëm 4 minuta më vonë festën e nisur nga Jamal e vijon Dani Olmo që sjell dhe përmbysjen vendimtare për kualifikimin në fazën finale të 14 korrikut. Tashmë numërimi mbrapsht ka filluar dhe e vetmja pikëpyetje është finalistja e dytë.
Anglia apo Holanda…nesër në 21:00 për të zgjidhur enigmën e finales së madhe./Sara Gjidiaj/