Sot/ Duel titanësh, Spanjë- Francë për biletën e parë të finales Euro 2024

Spanjë-Francë. Kjo është gjysmëfinalja e parë e Euro 2024 e cila do të zhvillohet këtë mbrëmje me fillim orën 21:00 në ‘Allianz Arena’ të Mynihut.

‘Jemi gati për këtë ndeshje’, tha mes të tjerave Luis de la Fuente dje teksa u shfaq para mediave.

Në fakt tekniku shtoi se Spanja do të ketë disa mungesa por ai beson se ndaj Francës do të arrijnë të kalojnë. ‘Furia e Kuqe’ ka impresionuar në fazën e grupeve, përballjen me Gjeorgjinë në fazën e 16-të, e më pas kaloi Gjermaninë 2-1 pas kohës shtesë.

Në kahun tjetër Franca e cila në këtë gjysmëfinale pretendon se do të jenë ata që do të fitojnë për të prerë biletën e parë të finales së Berlinit më 14 korrik. Kjo ndeshje i është besuar gjyqtarit slloven (44 vjeç, lindur në Maribor) Slavko Vinçiç./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!