Tirana niset drejt Gjeorgjisë, Stefani Frapart gjykon Strugën
UEFA Champions League 2024/25 do të jetë edicioni i parë me formatin e ri që përfshin një fazë kampionati me 36 ekipe.
Tirana merr rrugën drejt Gjeorgjisë teksa me 11 korrik (19:00) nis aventurën europiane në Conference League ndaj Torpedo Kutaisi.
Mirpo skuadrat shqiptare do të nisin që nesër (9 korrik) misionet e tyre europiane në garat e UEFA-s për sezonin 2024/2025.
Kështu në turin e parë të Ligës së Kampionëve Ballkani dhe Deçiç Tuzi luajnë në orën 20:00 takimet e vajtjes respektivisht përballë Santa Koloma (Andorrë) dhe Nju Saints (Uells).
Sfida e kampionëve të Kosovës do të gjykohet nga rumuni Birsan ndërsa Deçiç ndaj uellsianëve në “Park Hall” i është besuar belgut Bram Van Dreissche.
Sakaq Egnatia, kampionia e Shqipërisë, zbret në fushë një ditë më vonë. Më 10 korrik (21:00) rrogozhinasit zhvillojnë sfidën e tyre të parë me Borac Banja Luka në “Grandksi stadion”. Arbitër i këtij takimi është caktuar polaku Daniel Stefanski.
Po këtë ditë Struga viziton Sllovakinë aty ku e pret Slovan Bratislava (19:00). Interesant fakti që kjo ndeshje do të arbitërohet nga e famshmja franceze Stefani Frapart.
Për ekipet e tjera shqiptare, pjesëmarrëse në Conference League duhet pritur dita e enjte./Sportiim.al/