Rabiot para Spanjës: Janë më të mirët deri tani, në finale shkon Franca

Në konferencë për shtyp për Francën krahas trajnert Deshamps përpara ndeshjes së nesërme në gjysmëfinale të Euro 2024 ndaj Spanjës u shfaq edhe Adrien Rabiot:

“Të gjithë jemi dakord që Spanja është skuadra që luan më së miri në këtë turne. Ata kanë posedim të topit, janë të vërtetë me veten e tyre. Ata janë një ekip i kompletuar. Kanë pikat e tyre të forcës, por edhe dobësitë e tyre ne jemi të sigurt, ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë. Ne jemi aty për t’i shtyrë, ne kemi besim.”

Mesfushori foli më pas për Teo Hernandez: “Ai është një lojtar që flitet më pak në këtë ekip, por që ka një rol të rëndësishëm. Ai është një element themelor. Në Itali nuk ka më nevojë për prezantime, te Milani është zv/kapiten. Ai ia del ne do shkojmë në finale”, tha ndër të tjera mesfushori i cili rikthehet pas ndalesës me Portugalinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!