Anglia kalon Zvicrën, helvetët nën ‘tonin’ e deritanishëm

Euro 2024/ Angli – Zvicër 1-1 (5-3 pen) (Saka 80’/ Embolo 75′)

Ndeshje “frike” në Duseldorf ndërmjet Anglisë dhe Zvicrës në duelin e orës 18:00. Skuadrat qarkullojnë pambarimisht por pa mundur të rrezikojnë portat e Zomer dhe Pikford.

Në fund të fraksionit të dytë, Embolo zgjatet te shtylla e dytë dhe kalon përpara helvetët kur luhej e 75′-ta. Tre Luanët reagojnë furishëm teksa në të 80′-ën Saka më i miri në fushë për ishullorët, realizon një supergoditje për 1-1.

Në shtesën e dytë 2×15 Zvicëra ishte më afer golit teksa Xherdan Shaqiri i hedhur në fushë në ‘suplementare’ goditi traversën pas ekzekutimit të një këndorjeje.

Kështu tre çerekfinale të luajtura deri më tani dhe të treja të përcaktuara pas 90′-ve. Në Angli – Zvicër vendosin penalltitë dhe eksperienca e anglezëve është ajo që triumfon përballë dëshirës së zviceranëve.

Tashmë, Anglia bëhet gati për fazën gjysmëfinale ku do të ketë përballë fituesen e çiftit të mbrëmjes, Holandë – Turqi./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!