Sot dita e Piolit, pritet firma me Al-Itihad

Stefano Pioli drejt Arabisë Saudite. Pas skadimit të kontratës me Milanin dhe rrjedhimisht lamtumirës me klubin kuqezi, trajneri i lindur në Parma mund të rikthehet menjëherë në stol.

Kontaktet me Al-Itihad, një klub që luan në kampionatin e Arabisë Saudite teksa sapo ka vendosur të shkarkojë Marcelo Gajardon, janë në një fazë të shkëlqyer.

Dita e sotme, e mërkurë 3 korrik, mund të jetë vendimtare për ish trajnerin e Milanit. Nëse arrihet firma, 58 vjeçari do të ketë një grup për të menaxhuar me emra mjaft të njohur.

Benzema, N’Golo Kante, Fabinjo, Luiz Felipe, Romarinjo janë disa nga emrat e futbollistëve të klubit saudit./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!