Rruga drejt gjysmëfinaleve nis me Spanjë-Gjermani, kalendari…

Ndeshja e fundit e fazës së 16-të luajtur të martën, zbardhi të gjitha duelet e turit të 1/8-ve të cilat nga data 5 korrik do të nisin rrugën për një biletë në gjysmëfinale.

Kështu, Spanjë- Gjermani, Portugali- Francë, Angli- Zvicër dhe Holandë- Turqi do të diskutojnë mes tyre për të siguruar ‘Top 4’ Euro 2024.

Kalendari në vijim Gjermani 2024

Spanjë- Gjermani 5 korrik ora 18:00 në Shtutgart

Portugali- Francë 5 korrik ora 21:00 në Hamburg

Angli- Zvicër 6 korrik ora 18:00 në Duseldorf

Holandë- Turqi 6 korrik ora 21:00 në Berlin

Fituesi i çiftit Spanjë-Gjermani ndeshet me fituesin e takimit Portugali- Francë ndërsa fituesi i Angli-Zvicër kërkon gjysmëfinalen ndaj fituesit të takimit Holandë- Turqi.

/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!