Radha e Francë-Belgjikë, Portugalia ka punë me sllovenët surprizues

Do të luhet sërish. Në Duseldorf dhe në Frankfurt. Ndeshja kryesore e 1/8 së finales në Kampionatin Europian ‘Euro 2024’ që po zhvillohet në Gjermani që prej 14 qershorit është mes Francës dhe Belgjikës.

Dy kombëtaret fqinje do të përballen në fazën e eliminimit direkt dhe njëra prej tyre do të shkojë në shtëpi. Dueli orës 18:00 do të prodhojë fituesi e builetës çerekfinale e cila do të presë fituesin e duelit Portugali- Slloveni.

Një duel ku përballë njëra tjetrës janë dy emra të mëdhenj të futbollit evropian dhe vetëm njëra do të vazhdoj rrugëtimin drejt trofeut të madh.

Kjo sfidë (Portugali- Slloveni) nis pak orë më vonë (21:00) teksa do të luhet në Frankfurt. Deri tani janë formësuar çiftet Spanjë-Gjermani dhe Angli- Zvicër.

Euro 2024, faza për 1/8-at:

Francë- Belgjikë 18:00

Portugali- Slloveni 21:00/ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!