Brazili e nis me surprizë, Kolumbia thyen Paraguajin

Brazili filloi Kupën e Amerikës me një barazim pa gola kundër Kosta Rikës të hënën në Los Anxhelos

Kupa e Amerikës luajti mëngjesin e sotëm dy takime të Grupit D.

Fillimisht Kolumbia e cila drejtohet nga argjentinasi Nestor Lorenzo kaloi 2-1 Paraguajin e një tjetri argjentiansi si Daniel Gamero ndërsa pak orë më vonë, Brazili barazoi 0-0 me Kosta Rikën në takimin e luajtur në Kaliforni.

Me këto dy takime u mbyllën ndeshjet e para të luajtura në Grupet A, B,C dhe D.

Ndërkaq duke nisur nga ora 00:00 e datës 26 (në 24:00 e ditës së sotme) radha e dueleve të dyta. Kështu do të nisë Grupi A me ndeshjet:

Peru- Kanada 00:00

Kili-Argjentinë 03:00/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!