Supersfida Holandë- Francë, ndeshja e parë që mbyllet pa gola

U desh të zhvillohej ndeshja e 21-të e këtij europiani që të regjistrohej një rezultat i bardhë pa gola. Holanda dhe Franca ecin…

EURO 2024, Grupi D:
Holandë – Francë 0-0

Supersfida e mbrëmjes e vlefshme për Grupin D të EURO 2024 u mbyll pa gola. Holanda dhe Franca u ndanë në barazim 0-0 duke lënë të hapura llogaritë e kualifikimit të vendit të parë pas një bilete për në raundin e 16-të falë katër pikëve respektive. Një rezultat i cili pati pasoja të menjëhershme eliminimin e Polonisë.

Në Lajpcig, një ndeshje sa e luftuar aq edhe e kujdesshme nga të dyja ekipet me francezët që “qajnë” rastet e pafalshme të Grizman dhe holandezët e pafatë që shënojnë por nuk festojnë nga një pozicion i parregullt.

Holanda dhe Franca kryesojnë me pikë të barabarta Grupin D, 4 të tilla, Austria ndjek me 3 dhe Polonia që tashmë pas dy humbjeve, mbyll klasifikimin dhe largohet nga gara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!