Prag Kroacia, Silvinjo flet i buzëqeshur…

Silvinjo ai që u tragua mjeshtër në kualifikuese, zhgënjeu jo pak me zgjedhjet dhe taktikën e përdorur ndaj Italisë (humbur 2-1) në sfidën e parë të Euro 2024.

Sot ka dalë sot para mediave në konferencë shtypi për mediat para sfidës së dytë në Grupin B të Euro 2024 ndaj Kroacisë në program nesër në orën 15:00.

“Ky është një grup shumë i vështirë patjetër. Por mendoj që është një gëzim shumë i madh për ne që jemi këtu, se luajmë kundër ekipeve më të mira, mësojmë ndaj këtyre ekipeve, nuk ka negociata fare, gjatë 90 minutave.

Sot do të bëjmë gjithçka që mundemi, është gëzim që luajmë kundër ekipeve të fuqishme, të forta, këtyre skuadrave që kanë lojtarë të klubeve më të mëdha, është e mrekullueshme të luajmë kundër skuadrave të tilla. Kemi shumë gjëra për të mësuar, unë nuk do të heq dorë asnjëherë.

Kjo është ajo që kemi bërë ndaj Italisë, e kemi respektuar por kemi qenë në lojë deri në minutën e fundit, pothuajse erdhëm edhe te goli i barazimit. Ndoshta nesër fitojmë, kush e di? Por nesër do të jemi aty për të luajtur”, tha ndër të tjera Silvinjo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!