Portugalia fiton në limite, Ronaldo luan Euro-n numër 6

Euro 2024, Grupi F:
Portugali – Republika Çeke 2-1

Përmbysje e çmendur e Portugalisë ndaj Çekisë. Kjo ishte dhe sfida përmbyllëse e xhiros së parë në grupet e Euro 2024 që përfundoi me fitoren e portugezëve në shifrat 2-1.

Pjesa e parë u mbyll pa gola ndërsa në të dytën ndodhi gjithçka brenda 7 minutave. Provod iu shënoi portugezëve ndërsa Harnak ndëshkoi të tijtë duke shkaktuar një autogol dhe duke rivendosur baraspeshën.

Portugezët mundën të gjenin golin e përmbysjes por festa e Zhotës u ndal pasi Ronaldo në goditejn e ndalur nga shtylla ishte në pozicion jashtë loje. Kjo nuk ndodhi gjatë shtesës ku Konseiçao u shndërrua në hero kur shënoi në shtesë për 2-1 final.

Kështu, Grupi F kryesohet nga Turqia dhe Portugalia ne pikë të plota, ndërsa Republika Çeke dhe Gjeorgjia mbyllin klasifikimin./Sara Gjidiaj/

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!