Pankarta ndaj Kosovës, UEFA inicion hetim për serbët

Policia gjermane njoftoi se 8 persona janë arrestuar për përleshje mes tifozëve para ndeshjes në Gelsenkirchen, të dielën në Serbi-Angli 0-1.

UEFA ka iniciuar zyrtarisht procedura disiplinore ndaj Federatës Serbe të Futbollit, bëhet e ditur në faqen zyrtare të UEFA-s.


Precedenti në fjalë lidhet me ngjarjet gjatë xhiros së parë të Grupit C të Kampionatit Europian ndërmjet Anglisë dhe Serbisë (1-0) në ‘Gelsenkirchen’ të Shalkes.

Sipas UEFA-s, tifozët serbë më pas hodhën objekte të ndryshme në fushë dhe në të njëjtën kohë dërguan mesazhe provokuese që nuk kanë vend në terrenet sportive.

Në fakt të hënën, Organizata Europiane e Futbollit (FIFA) ka marrë një raport nga Federata e Futbollit të Kosovës, ku theksohej për sjelljen e papërshtatshme të tifozëve serbë, duke thënë se ata “shfaqën flamuj dhe pankarta të papërshtatshme” dhe “bërtitën mesazhe të papërshtatshme kundër Kosovës”.

Krahas gjithë kësaj, Federata e Futbollit të Kosovës ka kërkuar dënim të rreptë për përsëritjen e incidenteve të ngjashme të drejtuara nga tifozët serbë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!