‘Euro 2024’/Starton Europiani, “Ndeshu Shqipëri”

Nis sot ‘Euro 2024’. Eventi më i madh në Europë në rang përfaqësusesh. Shqipëria pjesë e Grupit B, starton nesër me takimin e Dortmundit teksa përballë do të ketë Italinë, mbajtësen e titullit kampion europe luajtur në vitin 2021.

Ndërkaq këtë mbrëmje me fillim orën 21:00 në Mynih, Gjermania takohet me Skocinë. Ndeshja e parë e këtij turneu pritet të paraprihet nga ceremonia zyrtare teksa në axhendë është planifikuar një homazh mbresëlënës për nder të Franc Bekenbauerit, kampionit gjerman i cili u nda nga jeta më 7 janar të këtij viti.

E shoqja e tij Haidi Bekenbauer, siç raporton “Bild”,do të sjellë në ‘Allianz Arena’ trofeun e Kampionatit Europian. Do ketë një video festive me momentet më të bukura të karrierës së “Bekes” për të vijaur më tej me performacat e përgatitura. Më pas starti i Europianit numër 17-të. Nga 14 qershori deri në 14 korrik. Shqipëria është aty….si një Komb. /Isuf Myrtaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!