Toni Kros zbardh të ardhmen, ‘do punoj te Reali’

Një legjendë e futbolit të luajtur si Toni Kros do të tërhiqet nga futbolli në fund të Kampionatit Europian teksa do përfaqësojë Gjermaninë.

Konfirmimi erdhi në intervistën e dhënë për The Kicker: “Po ndaloj sepse thjesht dua të më kujtojnë si 34-vjeçari Toni Kros, i cili në fund luajti sezonin e tij më të mirë me Real Madridin. E bëra. E konsideroj një kompliment që shumë njerëz mendojnë se ky moment po vjen shumë shpejt.”

Lojtari gjerman gjithashtu ka ide të qarta për të ardhmen e tij, nuk ka mendime të dyta:

“Mbi të gjitha, dua të jem me familjen time. Do të vazhdoj podcast-in me vëllain tim Felix dhe do të punoj në ekipin e të rinjve të Real Madridit. Icon League , të cilin e themelova, gjithashtu do të fillojë në shtator me Elias Nerlich, është gjithashtu e qartë se nuk zgjedh 18 projekte dhe më pas përfundoj duke udhëtuar më shumë sa tani që jam futbollist.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!