Pas De Jong dhe Koopmaniers largohet nga Holanda e Kuman

Tani është edhe zyrtare: Teun Koopmeiners do të mungojë në Euro 2024. Pas dëmtimit të pësuar pak para ndeshjes mes Holandës dhe Islandës n; miqësore (4-0), mesfushori i Atalantas është i detyruar të ngrejë flamurin e bardhë dhe nuk do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian.

Lajme që u përhapën gjithashtu pas fjalëve të trajnerit të portokallinjëve, Ronald Kuman, i cili kishte fajësuar kalendarin tepër të ngjeshur të sezonit. Vetë federata holandeze e komunikoi mungesën e Koopmeiners përmes kanaleve të saj sociale.

Kështu pas mungesës së madhe të Frenki De Jong, Koopmeiners bëhët lojtari i dytë i formacionit holandez që do të duhet të bëjë tifo nga divani.

Holanda gjëndët në Grupin D së bashku me Francën, Austrinë dhe Poloninë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!