Mediat italiane/ Shqipëria surprizë në ‘Euro 2024’

Janë 24 përfaqësuese në fazën finale Euro 2024 në Gjermani.

Nga 14 qershori në 14 korrik.

Kombëtaret kryesore si Gjermania vendase, kampionia në fuqi, Italia, favoritët Franca dhe Anglia, të fortat Portugalia, Spanja, Belgjika dhe Kroacia dhe surprizat e mundshme Ukraina, Shqipëria dhe Skocia.

Kjo është pasqyra në vigjilje të ‘Euro 2024’ e laboruar nga Sportmediaset në analizën paraprake për të gjitha kombëtaret. Këtu vetëm ajo që shihet te grupi i Shqipërisë…

Ja çfar shkruan prestigjozja sot:

GRUPI B
Spanja: Jo luftanija e kohëve të arta, por ende një ekip për të frikësuar shumë. Trajneri de la Fuente nuk është aq i fiksuar pas lojës pozicionale sa paraardhësi i tij Luis Enrike, por ai nuk heq dorë nga konceptet bazë të futbollit spanjoll vitet e fundit.

Fleksibiliteti i tij nuk udhëhiqet nga disa parime, i ndihmuar nga zakoni i lojtarëve të tij për një lloj loje të caktuar. La Roja mund të rreshtohet me një 4-3-3 ose një 4-2-3-1.

Përballë portierit Unai Simon mbrojtësit janë Karvajal, Le Normand, Laporte (ose Naço), ndërsa luajnë anash Grimaldo dhe Kukureja. Mesfusha luksoze me Rodri dhe Fabian Ruiz pas treshes së mesfushorëve sulmues të formuar nga Jamal, Pedri dhe Niko Uilliams, me Morata si sulmues qendror. Alternativat mes mesfushorëve dhe sulmuesve qendrorë janë Ferran Torres, Dani Olmo, Hoselu dhe Ojarzabal.

Kroacia: Nënkampione bote në 2018 dhe vendi i tretë në 2022, struktura e Kroacisë është e njëjtë si gjithmonë dhe mosha do të ndihet edhe për ta. Trajneri është gjithmonë Daliç, në 4-3-3 të tij do të jetë Livakoviç në portë. Në mbrojtje, në të djathtë është Stanisiç i Bayer Leverkusenit, në qendër ka hapësirë ​​për Sutalo dhe Pongraçiç, ndërsa në të majtë është një nga yjet e ekipit: Gvardiol i Sitit.

Mesfusha me Brozoviç, Kovaçiç dhe Modriç me shkëlqim të përhershëm. Në sulm, me Perisiç që sapo është rikuperuar, duhet të jetë Kramariç në të majtë dhe Majer në të djathtë, dhe në qëndër njëri mes Petkoviç dhe Budimir.

Italia: Kampioni në fuqi, ka ndryshuar trajnerin dhe logjikën e futbollit të tij. Baza e mbrojtjes Bonuçi dhe Kielini, Verrati në mesfushë dhe Imobile dhe Insinje në sulm nuk janë më në grup. Megjithatë, është Spaleti, i cili përpiqet të propozojë futbollin e tij të përshtatur për zgjedhjet individuale edhe në kombëtare.

Donaruma është gjithmonë i sigurtë në portë, mbrojtja ka si pika referimi Darmian, Buonxhorno dhe Bastoni, në hapësirën e mesfushës në krahë për Di Lorenco dhe Dimarko, me Zhorzhinjo dhe Barela në qendër (Faxholi alternativë ideale), dy mesfushorë sulmues Kieza dhe Pelegrini (ose Fratezi) dhe një sulmues, Skamaka, me Reteguin si plan ‘B’ në rastin e një sulmuesi të pastër ose Raspadori.

Shqipëria: I është besuar Silvinjos, dikur në stafin e Mançinit dhe Tites, dhe i trajnuar në të kaluarën si futbollist nga përbindësha si Venger, Guardiola dhe Rajkard. Trajneri brazilian sigurisht që nuk do të jetë në gjendje të propozojë një futboll pritjeje.

Shqipëria ka shumë Italinë në skuadrën e saj: Berisha, Gjimshiti, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Asllani, Bajrami dhe Ramadani. Për më tepër, në 4-3-3 të Silvinjos në sulm ka lojtarë të nivelit të mirë si Broja i Çelsit (vitin e fundit në huazim te Fulhem), Asani, një krah i djathtë i që luan në Korenë e Jugut dhe Manaj nga Sivaspor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!