Laçi nga Kaizerau: Ndaj Italisë për maksimumin

Mesfushori i Kombëtares kuqezi Qazim Laçi, kampion dhe fitues i Kupës me Sparta Pragë pak javë më parë në Çeki ishte i përzgjedhuri i radhës për të folur me mediat sportive. Nga Kaizerau (Dortmund) dibrani tha se pesha e fanellës kuqezi peshon rëndë dhe të gjithë e kanë detyrim të japin më të mirën në fushë.

Laçi:

“Ne kemi ardhur deri këtu me meritë dhe në ndeshjen kualifikuese kemi dhënë maksimumin dhe kështu do vazhdojmë që të punojmë sa më mirë. Ato që kemi bërë në stërvitje do mundohemi t’i nxjerrim në fushë. Ky është objektivi ynë, që në ndeshjen e parë të marrim maksimumin e pikëve.

Më vjen mirë që të gjithë jemi të barabartë në Kombëtare prandaj ka marrë lojtarët më të mirë në dispozicion. Ka lojtarë të mirë në çdo repart dhe të gjithë po japin maksimumin që Kombëtarja të arrijë sa më lart. Në mendje është vetëm që Kombëtarja të ecë sa më lart”.

“3 kundërshtarët që kemi janë shumë të fortë. Çdo kundërshtar ka cilësinë e tij dhe është shumë e vështirë që të bësh një zgjedhje. Çdo ekip ka lojtarë me diferencat dhe karakteristikat e veta. Unë mendoj t’i marrim ndeshjet një nga një dhe më pas të shohim.

Të gjithë lojtarët janë gati dhe shyqyr Zotit nuk kemi pasur dëmtime. Mezi po presim që të nisë Europiani. Ndeshja e parë do të jetë paksa me stres sepse është ndeshja e parë. Por nga ana e tjetër, lojtarët do të jenë shumë të motivuar dhe kjo do të jetë gjë pozitive për ne”.

“Gjithmonë po flasim dhe komunikojmë me njëri-tjetrin dhe këto lojtarë me eksperiencë që kemi po na ndihmojnë shumë si duhet të paraqitemi në çdo ndeshje dhe stërvitje”.

Presioni në këtë grup? Ne kualifikuese kemi dhënë një figurë të mirë dhe dolëm në vendin e parë. E meritonim plotësisht diçka të tillë. Edhe në ndeshjen e Europianit do të jemi me këmbë në tokë. Sigurisht që është e vështirë sepse është grup i fortë dhe kundërshtarët kanë cilësitë e veta. Por ne do ta shijojmë dhe do të japim maksimumin, pasi kjo fanellë që po veshim, vlen shumë”, tha Qazim Laçi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!