Modriç, Pepe e Ronaldo, të vjetërit takohen në (Euro) Lisbonë

Testi i fundit për Portugalinë e Roberto Martinez nuk shkoi dhe aq mirë. Në Lisbonë luzitanët pësuan humbje 1-2 nga Kroacia e cila vijon të udhëhiqet nga legjenda Luka Modriç.

Madje kapiteni 38 vjeçar ishte ai që shënoi golin e parë nga penalltia për t’u barazuar më tej nga Zhota e vënë vulën e fitores së skuadrës së Daliç nga Budimir.

Megjithatë ajo që nuk kaloi pa u vënë re ishte fakti që veterani i Kroacisë, kampion në La Liga dhe Champions League për vitin 2023/24 u takua me dy kampionë të tjerë të Realit në të shkuarën.

Fillimisht me Kristiano Ronaldon (39) dhe më pas me mbrojtësin Pepe (41). Që të dy veteranët e Portugalisë të përfshirë në listen e Martinez për Euro 2024.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!