Shqipëria, ja 11-i ideal i ‘Sportiim.al’

Silvinjo dorëzoi në UEFA emrat e 26 futbollistëve kuqezi për ndeshjet e fazës finale Euro 2024. Një listë e cila qëkur u bë publike ditët e para të grumbullimit me 27 lojtarë, e kishte dhënë verdiktin e saj. Njëri nga katër portierët pritej të linte kombëtaren dhe dje Simoni mori vendimin e brazlinait për të lënë grumbullimin.

Tani, kuqezinjtë teksa u stërviten një javë në Grac (Austri) e zhvilluan dy teste në Haladas (Hungari) me Lihtenshtejnin 3-0 e Azerbajxhanin 3-1, fluturuan drejt Dortmundit për t’u akomuduar në Kaiezerau për javën e nxehtë përgatitore.

Më 15 qershor (21:00) Shqipëri- Itali në ‘Iduna Park’ të Dortmundit për takimin e parë të Grupit B. Aty ku pjesë janë dhe Kroacia e Spanja.

Po kush pritet të jenë ata që konsiderohen bazë e këtij grupi të madh kuqezi? ‘Sportiim.al’ jep versionine tij teksa sheh argumente të forta për disa futbollistë.

  • Etrit Berisha. Portier i klasit ndërkombëtar. Ndoshta në klube të caktuara në Itali është lënë qëllimisht në hije. Për ta ‘nxjerrë’ jashtë loje…
  • Ardian Ismajli. E kotë të kërkohet për një futbollist të dytë më të mirë në prapavijë. I fortë, luftarak, pozicional dhe shpesh vendimtar.
  • Berat Gjimshiti. Thjesht kapiten i një grupi mbushur me ‘kapitenë’.
  • Mario Mitaj. Zbulimi i madh, mbrojtësi i majtë ‘i prerë’ për të ‘prerë në sektorin e tij. I pazëvëndëueshëm.
  • Ivan Balliu. Karrirë brilante në La Liga. Thonë nuk di shqip por ‘shqipen’ në fushë, si mbrojtës i djathtë, e luan në perfeksion. Pyesni te Vajekano, aty ku aktivizimi i tij nuk vihet në diskutim kurrë.
  • Ylber Ramadani. Lojtari i Leçe në Serie A u shfaq fantastik në kualifikuese dhe këtë performancë e tregoi dhe në kampionatin italian. Futbollist ndërlidhës mes mbrojtjes dhe mesfushës. Digë para mbrojtjes dhe i palodhur në gjërësinë e fushës. I pari.
  • Kristjan Asllani. Dikush duhet ta luajë topin. Elbasanasi u shpall kampion në Serie A edhe pa luajtur rregullisht. Në rritje.
  • Nedim Bajrami. Me kapacitete të mëdha në interpretimin e lojës kur vesh bluzën kuqezi. Tre gola në kaulifikuese dhe një ndaj Azerbajxhanit në miqësore flasin se sa i dobishëm mbetet numri 10-të i Kombëtares shqiptare.
  • Ernest Muçi ose Taunalt Seferi. I bashkon puna mjeshtërore në krah. Për t’u pyetur “Mitaj” se më cilin merret vesh më mirë në linjën e majtë. Klasi i Muçit nuk diskutohet ndërsa volumi i Seferit domosdoshmëri.
  • Jasir Asani. Askush nuk pyet se cili futbollist i duhet për alternativë. Një nga meritat e mëdha të Silvinjos kur e pikasi shkupianin për të bërë më pas ‘çmenduri’ në kualifikuese. UEFA e ka të “nominuar”. Rivalët e Grupit B të ‘qarkuar’ si rreziku i madh i tyre. ‘ASI’ i Silvinjos.
  • Armando Broja. Çretefikatë të frikshme. Futbollist i Çelsit, me të dhëna të jashtëzakonshme sportive. ‘Euro 2024’ mundësi ideale për të bindur të ‘pabindurit’. I duhet të lëshojë më shpejt…topin. Lista e poltë e Kombëtares ‘Euro-Gjermani 2024

Portierë: Etrit Berisha, Tomas Strakosha, Elhan Kastrati.

Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Ardian Ismajli, Arlind Ajeti, Naser Aliji, Mario Mitaj, Enea Mihaj, Marash Kumbulla. 

Mesfushorë: Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Ernest Muçi, Ylber Ramadani.

Sulmues: Jasir Asani, Armando Broja, Mirlind Daku, Arbër Hoxha, Rei Manaj dhe Taulant Seferi. Trajner: Silvinjo./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!