Kroacia mund Portugalinë në miqësore, sinjal i fortë te rivalët e Grupit B

Kroacia lëshon ‘xixa’ para se të nisë rrugëtimin në Grupin B ‘Euro 2024’.

Skuadra kroate e futbollit rivale e Shqipërisë, Spanjës dhe Italisë në Europian, mundi këtë pasdite Portugalinë në Lisbonë me rezultat 1-2.

Është fitorja e parë e skudrës ballkanase ndaj portugezëve në takimin e tyre të tetë. Deri më tani, Kroacia kishte humbur gjashtë herë dhe regjistronte një barazim me luzitanët.

Në ndeshje, Kroacia kaloi në epërsi në minutën e tetë, kur Luka Modriç realizoi një penallti (goli i 25-të i Modriç me fanellën e kombëtares). Portugalia barazoi në minutën e 48-të kur Diogo Zhota goditi saktë pët t’ja lënë vendin më pas golit të dytë të skuadrës së Daliç. Në minutën e 56-të golin vendimtar e shënoi Ante Budimir.

Kjo ishte ndeshja e fundit për dy kombëtaret para se të nisen drejt Gjermanisë. Kroacia do ta ketë premierën më 15 qershor kundër Spanjës, ndërsa Portugalia ndeshjen e parë në kampionat do ta luajë më 18 qershor kundër Republikës Çeke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!