Testi me Azerbajxhanin, Silvinjo e nis me konferencën për shtyp

Stafi teknik do të zyrtarizojë nesër listën me 26 futbollistë në zyrat e UEFA-s

Të premten (nesër ora 19:00) në Haladas të Hungarisë, Shqipëria do të luajë sfidën e fundit miqësore përpara se më 8 qershor të akomodohet në Kaizerau (pranë Dortmundit) për të nisur javën e fundit të përgatitjeve për fazën finale ‘Euro 2024’.

Përballë do të ketë Azerbajxhanin, përfaqësuese të cilën vetëm pak kohë më parë e drejtoi ish tekniku kuqezi Xhani De Biazi.

Një test i rëndësishëm për skuadrën dhe vetë trajnerin kuqezi Silvinjo pasi nga kjo ndeshje do kristalizohet në mënyrë të konsiderueshme jo vetëm mënyra e përqasjes në fushë gjatë angazhimit në Gjermani 2024 por dhe fiksuar në maksimum formatin e grupit kryesor të këtyre finaleve.

Ndërkohë edhe pse vlerat në merkato të dy kombëtareve (Shqipëria vlen 112 milion euro, Azerbajxhani 15.45 milion euro) sipas transfermarkt kanë goxha diferencë, sërish në fushë pritet një duel ndryshe nga ai me Lihtenshtejnin teksa kuqezinjtë fituan lehtë 3-0.

Sakaq sot një ditë para ndeshjes, në Stergersbach, Austri, trajneri Silvinjo dhe sulmuesi anësor Taulant Seferi do të dalin në orën 12:00 para mediave në konferencë shtypi./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!