Miqësoret e moshave/ Shqipëria U19 mund Kosovën, vendos Sulejmani

Shqipëria U-19 triumfoi në ndeshjen e parë miqësore ndaj Kosovës U-19 me rezultatin 2-0. Kuqezinjtë dominuan takimin në stadiumin “Egnatia Arena” teksa protagonisti kryesor ishte sulmuesi Flavio Sulejmani i cili shënoi dy gola brenda tre minutave. Një ndeshje shumë e mirë e Shqipërisë U-19, ndërsa trajneri Julian Ahmataj debutoi me fitore në stolin kuqezi.

Shqipëria e nisi me këtë formacion titullar sfidën ndaj Kosovës U-19: Gabriel Guri (GK), Kleo Shpuza, Fabjan Perndreca, Antonis Dama, Adi Kurti, Jordi Jaku, Dean Vranici, Briajan Gjyla, Ron Hasani, Frederik Tosku, Flavio Sulejmani.

Ndeshja nisi shumë mirë për kuqezinjtë që shënuan gol që në minutën e 6-të të takimit. Sulmuesi i talentuar Flavio Sulejmani realizoi një gol shumë të bukur me një gjuajtje nga jashtë zone.

Sërish Flavio Sulejmani gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 9-të, këtë herë me kokë. Sulmuesi kuqezi shfrytëzoi harkimin nga goditja e këndit dhe e dërgoi topin në rrjetë. 2-0 për Shqipërinë U-19 dhe me këto shifra u mbyll pjesa e parë.

Në fraksionin e dytë kuqezinjtë administruan fitoren dhe rezultatin. Trajneri Julian Ahmataj kreu disa zëvendësime në fushë, duke u dhënë mundësinë thuajse të gjithë lojtarëve të tregojnë cilësitë e tyre.

Në fund sfida u mbyll me fitoren e Shqipërisë U-19 me rezultatin 2-0. Ndeshja e dytë miqësore ndaj Kosovës U-19 do të zhvillohet më datë 8 qershor në orën 10:00, po në stadiumin “Egnatia Arena”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!