Shkëmbi trajneri i ri i Tiranës

Eksodi i jashtëzakonshëm te Tirana merr një ‘përmirësim’ momental pasi sot me 26 herë kampionët e vendit është bashkuar trajneri Bledi Shkëmbi.

Njoftimi:

Klubi i Futbollit Tirana njofton zyrtarizimin e trajnerit Bledi Shkëmbi në krye të pankinës bardh’ e blu.

Pas një eksperience të gjatë si lojtar i spikatur dhe trajner që e njeh mirë Superioren, klubi ka vendosur t’i besojë Shkëmbit statusin e trajnerit të ekipit të parë të KF Tirana. Klubi i Tiranës i uron mirëseardhje dhe shumë suksese në këtë rrugëtim!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!