Ndreca në radarët e Ballkanit

Ruajti fronin e kampionit në Superligën e Kosovës, Ballkani i Ilir Dajës nuk ndalon as në kohë pushimi. E gjitha vjen nga vitrina e re e merkatos me klubin nga Suhareka që do të shortohet në turet e Champions League.

Sipas “SuperSport”, Ballkani ka nisur një ofertë te klubi kampion i Shqipërisë, Egnatia, teksa ka dërguar një ofertë zyrtare për anësorin e majtë Edison Ndreca.

Laçiani shënoi në finalen e Kupës së Shqipërisë përballë Kukësit,duke ndihmuar rrogozhinasit te sukesesi. Ndreca ia doli që të shënonte 3 gola dhe të asistonte në 6 të tjera në kampionat ku u laurua edhe me titullin kampion me Egnatian.

Për t’u parë reagimi i klubit të presidentit Demrozi nëse do konsiderojë ofertën për laçianin apo do ndalet me përgjigjen ‘e pamundur’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!