Tirana në ‘ajër’, ikën dhe Abazaj

Tirana ka ndërprerë bashkëpunimin me sulmuesin Kristal Abazaj. E ka zbuluar ‘Panorama Sport’ e cila shkruan sot se tropojani pasi ka kopsitur largimin nga bardheblutë është në kërkim të një aventure jashtë vendit.

Në fakt, Abazaj shpesh kushtëzuar nga dëmtime edhe pse ndaj tij pati gjithnjë kritika për perfomancën sezonale, arriti të shënojë 11 gola në 45 ndeshje aktivizim.

Ndërkohë te Tirana pas largimëve të Najdovskit e Hoxhallarit me valixhe në duar janë të tjerë lojtarë. Për Ardit Deliun ka kohë që flitet për një largim të mundur. Madje edhe kavajasi tjetër Regi Lushkja me gjasë do ndjekë rrugën e futbollistëve që ikën. Aty ku në vijë të parë qëndron edhe Bruno Lulaj.

Motivon lista e lojtarëve pa kontratë pasi si Lushkja ashtu dhe Lulaj, Mici, Patrik dhe Përgjoni janë ende pa kontratë të rinovuar. Me gjasë Patrik, Përgjoni dhe Mici janë në bisedime me klubin dhe pritet të jenë ende në kryeqytet.

Tirana ëshë skuadra e katërt që siguroi këtë vit pjesëmarrjen në kupat e Europës. Merkato e saj vijon të jetë e mbyllur në hyrje./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!