Ibraimi, drejtori i ri i Tiranës

Agim Ibraimi pasi la futbollin e luajtur në vitin 2022, teksa në Superiore veshi bluzën e Kukësit dhe Dinamos ndonëse mbeti larg mediave, iu përkushtua menaxhimit të futbollistëve.

Më pas ai iu kushtua menaxhimit dhe tashmë ndërmerr këtë hap të rëndësishëm në karrierë, ku me njohjet e krijuara gjatë eksperiencës në fushën e lojës, pritet të ndihmojë rindërtimin e bardhebluve.

Sot në mënyrë të beftë emërohet drejtor sportiv i KF Tirana. Një pozicion i lënë vakant nga Tefik Osmani i cili iu bashkua Vllaznisë.

Njoftimi i Titanës:

Klubi i Futbollit Tirana njofton se Agim Ibraimi është emëruar drejtor sportiv i klubit bardh’ e blu!

Drejtuesit e klubit kanë arritur marrëveshjen me Ibraimin duke nënshkruar kontratën e bashkëpunimit mes palëve për një projekt afatgjatë.

Eksperienca e jashtëzakonshme si futbollist në Slloveni, Itali, Shqipëri e më gjerë, ka bërë që klubi ta zgjedhë Ibraimin për t’i besuar këtë rol të rëndësishëm.

Ibraimi do të nisë menjëherë nga puna për formimin e Tironës Europiane dhe skuadrës së sezonit të ri.

Si futbollist, Agim Ibraimi ka lënë gjurmë me Mariborin në Slloveni, teksa ka luajtur me Kaljarin në Serinë A, Astanën në Kazakistan dhe njëkohësisht numëron 40 ndeshje me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut, ku edhe i është dhënë çmimi i nderit si Ambasador i Sportit.

Të bindur se ky do të jetë hapi i parë i sigurt drejt projektimit të një skuadre solide.

Tirana i uron mirëseardhje dhe njëkohësisht suksese drejtorit në vazhdimësinë e punës së tij nën stemën bardheblu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!