Euro 2024/ Kombëtarja shqiptare mbërrin në Austri

Kombëtarja shqiptare udhëtoi pasditen e kësaj të premteje drejt Austrisë, ku do të zhvillojë edhe fazën përgatitore në kuadër të finaleve “Gjermani 2024” por edhe dy sfidat miqësore ndaj Lihtenshtejnit dhe Azerbajxhanit.

Skuadra ka mbërritur në Graz të Austrisë dhe është akomoduar menjëherë në hotel.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se me grupin kanë udhëtuar 24 lojtarë, ndërsa Berat Gjimshti, Amir Abrashi dhe Taulant Seferi do të bashkohen me skuadrën në Austri.

Kombëtarja shqiptare do të luajë edhe dy ndeshje miqësore para finaleve të Europianit “Gjermani 2024” ndaj Lihtenshtejnit dhe Azerbajxhanit.

Takimi ndaj Lihtenshtejnit do të luhet më datë 3 qershor në “Haladás Sportkomplexum“ në orën 20:00, ndërsa ndeshja ndaj Azerbajxhanit më datë 7 qershor po në “Haladás Sportkomplexum“ në orën 19:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!