Al Hilal fiton Kupën e Arabisë Saudite, Ronaldo në lot

Asnjë trofe në dy edicione për Ronaldon, Nejmar zbret në fushë për të festuar me Al Hilal trofeun e Kupës së Arabisë Saudite (King’s Cup).

Në King Abdullah (Jedah) Al Hilal fituesi i titullit kampion më i ri bën të tijin edhe Kupën e Arabisë Saudite. Përballë pati Al Nasr të Kristiano Ronaldos në një finale të denjë për një film “triller” e cila u vendos nga goditjet e penalltive.

Filimisht skuadra e Horge Zhezus kaloi përpara me Aleksandër Mitroviç teksa luhej minuta e 7-të. Loja u fut në hullinë e sulmeve të dy skuadrave me Al Nasr më kërkues.

Në pjesën e dytë gjithëçka bëhët malore për ekipin e verdhë pasi portieri Ospina lë Al Nasr me 10 vetë teksa priti një top jashtë zone me duar. Megjithatë CR7 me shokë nuk u dorëzuan dhe në fund, atëherë kur dhe nis ‘çmenduria’ e kartonëve të kuq, arrin të barazojë me Jahja (88′).

Vetëm 20 sekonda më herët gjyqtari argjentinas Dario Herrera i tregoi të kuqin lojtarit të Al Hilal, Al Buhai (dy të verdhë të shpejtë), por kur pritej fundi, Kulibali, po për Al Hilal ndërhyn me faul ndaj portierit rival dhe del me të kuqe.

Me lodhjen cfilitëse në këmbë dy skuadrat luajnë kohën shtesë. Skuadra e Al Nasr i’u afrua disa herë golit por fati i Kupës ishte vendosur të zgjidhej nga penalltitë.

Në këtë tregues u duk se Al Nasr i’u afrua ndjeshëm festës teksa nëse shënonte Al Hasan, trofeu i takonte Ronaldos me skuadrën e tij. Nuk ngjau pasi portieri maroken Bono priti duke mbajtur të tijtë nga garë. Dy të radhës përmbyllën trofeun me Al Hilal që shënoi e Al Nasr që gaboi sërish. Al Hilal bën dopetë; kampionat+Kupë (e 11-ta), Ronaldo përfshihet në lot. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!