Italia/ Açerbi operohet të hënën, në Gjermani ftohet Gati

Nuk ka Euro 2024 për Francesko Açerbin. FIGC ka komunikuar se mbrojtësi i Interit nuk do të marrë pjesë në takimin e Koverçianos për shkak të dhimbjeve në ije.

Trajneri i Italisë Luçiano Spaleti i gjëndur në këto kushte, ka lajmëruar Federiko Gatin, i cili fillimisht u përjashtua nga lista me 30 lojtarë të thirrur.

Mbrojtësi i Juventusit do të fillojë stërvitjen në Kontinasa, dhe më pas do t’i bashkohet grupit axurr. Megjithatë, Açerbi do të operohet të hënën dhe do të rikthehet në punë me Interin për kampin stërvitor më 13 korrik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!