Rivali i Shqipërisë/ De la Fuente zbardh listën e Spanjës

Ftoi 29 futbollistë mirpo tekniku tha se deri në datën 7 qershor lista do të shkojë në 26-të. Foli edhe për kontratën e tij me Federatën Spanjolle të Futbollit

Në konferencën për shtyp pasi zbuloi emrat e lojtarëve që do të mbrojnë fanellën e Spanjës në Europianin e ardhshëm, trajneri i kombëtares Luis de la Fuente konfirmoi se do të rinovojë me La Roja shumë shpejt.

“Sa i përket rinovimit tim, jam shumë i qetë. Unë supozoj se këtë javë situata do të përcaktohet. Ne do të kërkojmë kohën më të mirë. Ajo kohë do të vijë”

De la Fuente sqaroi gjithashtu se asnjë nga 29 lojtarët e thirrur përkohësisht nuk ka një vend të garantuar dhe se identiteti i tre lojtarëve të lënë jashtë do të dihet vetëm më 7 qershor.

“Askush nuk ka asgjë të garantuar, këtu duhet të fitoni vendin tuaj dita ditës me stërvitje dhe shpirt ekipor. Ky është një rivalitet i përditshëm, kushdo që nuk e mendon këtë e ka gabim.

Lista e Spanjës:

Portierë: Unai Simon, Raja, Remiro.

Mbrojtës: Dani Karvahal, Hesus Navas, Laporte, Le Normand, Naço, Vivian, Kubarsi, Grimaldo, Kukureja.

Mesfushorë: Rodri, Zubimendi, Fabian, Merino, Markos Jorente, Pedri, Aleiks Garcsa, Baena, Fermin Lopez.

Sulmues: Morata, Hoselu, Ojarzabal, Dani Olmo, F. Torres, Niko Uilliams, Lamine Jamal, Ajoz Perez.

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!