Euro 2024/ Deshamps zbardh listën e Francës

Didier Deshamps, trajneri kampion bote me Francën (si futbollist dhe trajner) ka zbardhur këtë pasdite listën e lojtarëve për Euro 2024.

Dhe si zakonisht, ai ka publikuar një listë paraprake me 25 emrat të cilët mund të bëhën 26 në vijim. Aq sa lejon rregullorja e re e ratifikuar e UEFA-s.

Franca ‘Euro 2024’

PORTIERË: Alfons Areola (Uest Hem), Majk Menja (Milan), Bris Samba (Lens)

MBROJTËS: Xhonatan Klaus (Marsejë), Teo Hernandez (Milan), Ibrahima Konate (Liverpul), Zhyl Kunde (Barcelona), Ferland Mendi (Real Madrid), Benzhame Pavar (Inter), Uiliam Saliba (Arsenal), Dajot Upamekano (Bajern Mynih)

MESFUSHORË: Eduardo Kamavinga (Real Madrid), Jusef Fofana (Monako), Antuan Grizman (Atletiko Madrid), N’Golo Kante (Al-Itihad), Adrien Rabio (Juventus), Aurelie Tçuameni (Real Madrid), Uarren Zaïr-Emeri (PSG)

SULMUES: Bredli Barkola (PSG), Kingslei Koman (Bajern Mynih), Usman Dembele (PSG), Olivie Zhiru (Milan), Randal Kolo Muani (PSG), Kilian Mbape (PSG), Markus Turam (Inter).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!