AF Elbasani dhe Bylis gati të hapin shampanjën, Tomori lamtumirë…
AF Elbasani fiton pastër me Lushnjen dhe prek elitën e futbollit shqiptar.
Java e 27-të e Kategorisë së Parë sot nisi me sfidat e saj në orën 14:00 për të mbyllur në mbrëmje me duelin Af Elbasani- Lushnja.
Në mesditë Bylis kaloi pa shumë mundim Kastriotin duke u ngjitur në kuotën e 61 pikëve dhe me 6 takime deri në fund (13 pikë mbi Flamurtarin e vendit të tretë) duket se ka prekur edhe matematikisht ngjitjen në Superiore për edicionin 2024/2025.
Ndërkohë Luzi mban gjallë shpresat për shpëtim pasi sot në Lushnje përmbysi Burrelin 2-1. Vora po shfaqet e dobët këto javë (humbja e 4 radhazi) pasi edhe sot u mund nga Korabi në shtëpi 2-3. Fiton Besa në Berat me Tomorin e dorëzuar në shifrat 1-4 ndërsa Flamurtari nuk mundi të kalojë Apoloninë.
Ndeshje të përfunduara
Bylis- Kastrioti 2-0
Luzi 2008- Burreli 2-1 (në Lushnje)
Vora- Korabi 2-3
Flamurtari- Apolonia 0-0
Tomori- Besa 1-4
AF Elbasani-Lushnja 3-1