Dinamo e ka seriozisht për ‘Final Four’, mund Skënderbeun

Abissnet Superiore (e prapambetur): Skënderbeu- Dinamo Siti 0-1 (L. Vila 52′ pen)
Dinamo vijon marshimin drejt zonës ‘Final 4’. Në ndeshjen e luajtur këtë pasdite në stadiumin ‘Skënderbeu’, të besuarit e Dritan Mehmetit fituan 0-1 ndaj vendasëve korçarë duke siguruar një 3 pikësh mjaft të vyer për fatet sezonale.
Goli i shënuar nga Lorenco Vila me penallti, në start të fraksionit të dytë mbeti përcaktues për blutë të cilët në vazhdën e rezultateve pozitive kanë arritur të parakalojnë Tiranën në klasifikim duke qëndruar pioshtë Egnatias, Partizanit dhe Vllaznisë.
Kështu në 5 ndeshjet e fundit 18 herë kampionët e vendit kanë arritur 4 fitore dhe një barazim për të mbledhur 13 pikë në këto takime. Edhe pse ndeshja në Korçë ishte e dyluftuar nga të dyja palët, Dinamo merr pikët maksimale./Sportiim.al/