Ronaldo shtyn ndeshjet në Kinë, shkak dëmtimi

Al Nasr ka vendosur të shtyjë dy ndeshjet miqësore të planifikuara në Kinë për nesër dhe të dielën e ardhshme për një datë të mëvonshme për shkak të dëmtimit të yllit portugez Kristiano Ronaldo.

CR7, i cili padyshim do të ishte epiqendra e vëmendjes për publikun sportiv kinez, mbajti një konferencë shtypi në të cilën shpjegoi pse nuk mund të luante.

“Siç e dini në futboll ka gjëra që nuk mund t’i kontrolloni. Në 22 vjet nuk kam pasur shumë lëndime, kështu që jam shumë i trishtuar sepse unë dhe Al Nassr kemi ardhur për të shijuar këtë turne. Kam qenë shumë herë në Kinë, e para në vitin 2003 apo 2004. Këtu ndihem si në shtëpinë time, ndihem sikur është shtëpia ime e dytë”.

Ndërkaq Al Nasr lëshoi ​​një deklaratë duke njoftuar shtyrjen e ndeshjeve për një datë të mëvonshme, pa specifikuar arsyen. Biletat për ndeshjet kundër Shangai Shenua dhe Zhejiang u shitën brenda pak minutash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!