Komisioni i Medias së UEFA-s zhvillon mbledhjen e parë, drejton Duka

Është zhvilluar këtë të martë mbledhja e parë e Komisionit të Medias të UEFA-s për vitin 2024, ku u diskutuan disa çështje të rëndësishme lidhur me mënyrën e komunikimit të UEFA-s dhe federatave anëtare me publikun. Kjo mbledhje u drejtua nga kryetari i këtij komisioni, Armand Duka, njëherazi Zv.President i UEFA-s.

Gjatë mbledhjes u bë një bilanc i punës së bërë gjatë dy viteve të fundit nga ky komision, ndërsa u dhanë edhe udhëzime nga grupi drejtues për përmirësimin e komunikimit në të ardhmen.

Gjithashtu, u diskutua edhe për integrimin e Inteligjencës Artificiale në format e komunikimit të UEFA-s dhe të gjithë federatave anëtare, për format e reja të komunikimit të UEFA-s gjatë dy viteve të ardhshme si edhe u vendos mbajtja e një konference komunikimi për vitin 2024.

Në mbledhjen e Komisionit të Medias u fol edhe për platformat e komunikimit online: përditësimi i përmbajtjes digjitale të UEFA EURO 2024 dhe rrjeteve sociale të UEFA Champions League, por edhe për aktivitetet mediatike gjatë finaleve të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!