Zhezus: Ronaldo ka pasion futbollin, Nejmar përrallor në…fushë
Ai me siguri i njeh mirë të dy. Kristiano Ronaldo dhe Nejmar janë ndër yjet e kampionatit të Arabisë Saudite. Të dy janë në garë për titullin kampion me skuadrat respektive. Paçka se braziliani ka muaj jashtë skuadrës së teknikut portugez Horge Zhezus.
Al-Hilal i brazilianit është në krye për momentin ndërsa Al-Nasr i Ronaldos është shtatë pikë prapa. Trajneri portugez që mori drejtimin e Al Hilal këtë verë shprehu mendimin e tij për dy lojtarët:
“Cristiano Ronaldo ka më shumë pasion për futbollin dhe për këtë arsye e vendos atë si prioritet të parë.
Neymar ka më shumë pasion për gjërat e tjera dhe i vë në radhë të parë, pra jetën e tij private. Por si lojtar ai është përrallor dhe si njeri kalova një muaj e gjysmë me të. Më befasoi pozitivisht në gjithçka”,-tha Zhezus.