Në Riad/ Real- Atletiko, çfarë ‘Superkupe’, Los Blancos në finale

Gjysmëfinale e Superkupës së Spanjës: Real Madrid- Atletiko Madrid 5-3 (3:3 koha e rregullt)

Para takimit, një minutë heshtje në nderim të legjendës Franc Bekenbauer, ndarë nga jeta të martën

Spektakolare gjysmëfinalja e parë e Superkupës së Spanjës në Riad të Arabisë Saudite. Real Madrid dhe Atletiko Madrid mrekulluan popullin e pranishëm në shkallët e impiantit arab pasi në 90′ minuta prodhuan plot 6 gola për një 3-3 të veshur me mistere të biletës fituese…

Fillimisht skuadra e Simeones kaloi përpara me Hermoso në të 6′. Reagimi i Realit fantastik teksa Rudiger 20′ dhe mendi në të 30′ përmbysën shifrat. Megjithatë po në pjesën e parë (37′) barazon Grizman për 2-2.

Në të dytën e veçanerisht në fundin e saj sfida derbi larg Spanjës ngjyroset me dy gola të tjerë të ‘pazakontë’. Në minutën e 78′ Rugiger nga zhvillimet në të majtë të sulmët bardhekuq devijon aksidentalisht topin për 2-3.

Megjithatë Los Blancos të Ançelotit nuk u dorëzuan pasi në të 85′, Karvahal përligji aksionin model të inicuar nga Belingam për 3-3 të çmendur.

Ndeshja është në shtesë 2×15 për të përcaktuar finalistin e parë. Në të 116′ Stefan Saviç shkaktoi autogol duke i dhënë avantazhin rivalit historik por në shtesë mbi shtesë Brahim Diaz vulos 5-3 për Realin duke përcaktuar njëherazi dhe biletën e finalistit të parë. Gjysmëfinalja tjetër Barcelona- Osasuna zhvillohet nesër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!