Masterklasi Emeri, Aston Vila shkund Arsenalin
Emëri i ri i Premier League qohet Aston Vila. Skuadra nga Birmingami pasi mundi jav;n e kaluar Sitin 1-0, theu edhe fortesën Arsenal teksa në Vila Park triumfoi po me shifrat 1-0.
MkGin e devijoi topin në minutën e 7′-të për të mbyllur historinë e supersfidës së javës së 16-të për t’u katapultuar si forcë e tretë me vetëm 2 pikë larg Liverpulit lider e një më pak se Arsenali.
Në fakt ‘Topçinjtë’ arritën të barazonin në të 90′-ën por Havertz e preku topin me dorë në atë rrëmujë të krijuar para portierit ekzemplar Emiljano Martinez i cili edhe sot ishte në superformë sportive./Sportiim.al/