Aston Vila mund Sitin dhe kërcënon kreun

Xhiroja e 15 e Premier League pasi zhvilloi dy takime dje, sot luajti 6 takime të tjera.Padyshim supersfida e mbrëmjes u luajt në Birmingam me duelin Aston Vila- Mançester Siti.

Spektakolar formacioni i trajnerit Unai Emeri i cili dominoi totalisht skuadrën e Guardiolës duke e goditur me golin e shënuar në minutën e 74′ nga Beili. Fiton dhe Liverpul në transfertë, Brajton në shtëpi, dhe Mançester Junajtid ndaj Çelsit 2-1. Për blutë e Londrës u aktivizua në të 77′ Armando Broja teksa goditi me kokë shtyllën…

Fitore madhështore mori dhe Fulhem ndaj Notingahm Forest 5-0. Me mjaft vlerë edhe suksesi i Burnemuth jashtë 0-2 ndaj londinezëve të Kristal Palasë.

Kampionati anglez kryesohet nga Arsenal me 36 pikë. Ndjek Liverpul 34 Aston Vila me 32 dhe Siti 30 pikë

Premier League, java e 15-të

Rezultatet:

Brajton-Brentford 2-1

Kristal Palasë-Buornemuth 0-2

Fulhem- Notingham Forest 5-0

Shefild Utd-Liverpul 0-2

Mançester Junajtid-Çelsi 2-1

Aston Vila- Mançester Siti 1-0 /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!