Grezda mbyll me Partizanin pa…fjalë

Eros Grezda iu bashkua Partizanit në verë dhe sipas të gjitha gjasave ishte ish trajneri Zoran Zekiç (dikur bashkë të Osijek) që afroi gjakovarin.

Megjithatë ish futbollisti kuqezi nuk la asnjë shenjë në afro 6 muaj dhe sikundër Edgar Çani (2017-18) dështoi të merrte spaletat e protagonistit te të kuqtë.

Duket se palët kanë vendosur të ndahen me mirëkuptim, pasi bashkëpunimi në këtë pikë nuk ishte ai i duhuri. Futbollisti ka luajtur 15 ndeshje me Partizanin duke shënuar vetëm në gol në Ligën e Konferencës, ndaj Atletik D’Eskaldes.

Njoftimi:

“Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Eros Grezdën. Sulmuesi 28 vjeçar dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes palëve. Partizani falënderon Eros Grezdën për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe me fanelën e kuqe”, shkruan Partizani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!