“Zhurmë”…por derbi mbyllet pa fitues

Abissnet Superiore, Java 15:
Tirana – Partizani 1-1 (Hasani 28’/ Keko 79′)

Sara Gjidiaj

Derbi i kryeqytetit, i dyti sezonal, uli siparin e xhiros së 15-të Abissnet Superiore. Me mesazhin se dhuna ndaj gruas nuk ka justifikim e me jo pak skena të dhunshme nga tifozët në start dhe gjatë lojës, por edhe nga futbollistët në fushë, gjithçka në ‘Air Albania’ u ndal në barazim 1-1.

Edhe pse pak raste shoqëruan pjesën e parë, goli i Hasanit zgjoi këtë derbi numër 172 duke (Hasani ka patur probleme fizike para ndeshjes) realizoi një gol spektakolar. Nga zhvillimet në anësore, sfera kalon në zonë aty ku sulmuesi me një godije klasi në gjysmëlartësi godet poshtë traut të portierit Qirko.Ishte e 28′-ta.

Do të ndryshojë ngjyra festa në 45-minutëshin vendimtar edhe pse disi me vonesë. I futur nga stoli në fushën e lojës, heroi i Partizanit në këtë derbi quhet Keko që në minutën e 79′-të, teksa merr një top nga Murataj, tund rrjetën e bardhebluve duke barazuar gjithçka.

Dhe barazimi do të jetë rezultati përfundimtar i kësaj përballjeje të luftuar me dy skuadrat e katërshes së parë që ndajnë pikët. Partizani ruan vendin e dytë me 29 pikë, ndërsa bardheblutë janë poshtë tyre me 7 pikë më pak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!