AF Elbasani mund krutanët me golat e…Grecës

Kategoria e Parë/ AF Elbasani Kastrioti 3-1

AF Elbasani mundi Kastriotin me shifrat 3-1 duke treguar se ambicjet e tij për të ruajtur një vend që të dërgon në fund të sezonit në Superiore janë në rrugën e duhur.

Pas 4 sfidave të orës 13:30, luajtur sot për javën e 12-të të Kategorisë së Parë, verdheblutë ndërsa luajtën në “Elbasan Arena” me start orën 17:00, shënuan tre gola me Bedri Grecën duke hipotekuar fitorën e tretë radhazi për 25 pikë (vendi i dytë).

Vendasit pësuan një gol kur shifrat ishin 3-0 nga krutanët (shënuar nga Da Silva) por kjo nuk e vuri asnjëherë në dyshim suksesin e skuadrës së Nevil Dedes./Klevis Bejkolli/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!