Shqipëria për biletën e dytë të një Europiani…

Sot në 18:00 kuqezinjtë në finalen e parë për çertefikimin e biletës europane ndaj Moldavisë.

17 nëntori 2023, data për të cilën është shkruar e folur prej muajsh ka mbërritur.

Shqipëria e futbollit para ndeshjes më të rëndësishme të fushatës kualifikuese të Grupit E ‘Euro 2024’. Edhe pse kuqezinjtë, të parët në klasifikim, mund të marrin biletën me një pikë në dy sfida, kjo e sotmja ndaj Moldavisë në Kishiniev duket se kërkon vëmendje të shtuar….

Silvinjo ka gati kampionët e tij. Berisha, Hysaj,Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Seferi, Asani dhe Cikalleshi.

Pas tyre kampionë të tjerë të gatshëm në pankinë dhe bashkë me të gjithë, populli sportiv shqiptar kudo në vend, rajon e botë.

Për të persëritur verën e vitit 2016 teksa kuqezinjtë luajtën për herë të parë një fazë finale në Europë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!