Kosova bën detyrën mund Izraelin në sfidën e prapambetur

Euro 2024, Grupi I: Kosovë- Izrael 1-0 (M.Rashica 41′)

Me një gol të shënuar nga Milot Rashica në minutën e 41′-të Kosova fitoi ndeshjen kualifikuese të prapambetur për Grupin I.

Në “Fadil Vokrri” të rënduar nga shirat, Dardanët e teknikut Primozh Gliha, ushtruan presion ndaj skuadrës izrealite duke shënuar golin e bukur nga Rashica por dhe duke krijuar mori rastesh të tjera para portës së Glazer.

Me këtë fitore, Kosova ngjitet në kuotën e 10 pikëve, 5 më pak se Zvicëra në vend të dytë dhe 6-të më pak se Rumania kryesuese. Me dy takime për të zhvilluar Kosovën e mban në lojë vetëm matematika./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!