Euro 2024/ Spaleti shpall listën e Italisë për sfidat e nëntorit

Italia do të presë Maqedoninë e Veriut të premten më 17 nëntor në ‘Olimpico’ të Romës, ndërsa më pas më 20 nëntor do të përballet në ndeshjen vendimtare kundër Ukrainës në Leverkusen.

Kombëtarja e Spaletit do të mblidhet mbrëmjen e së dielës në Qendrën Teknike Federale në Koverçiano, ku do të qëndrojë deri të enjten, teksa është planifikuar të transferohen në Romë. Menjëherë pas ndeshjes kundër Maqedonisë së Veriut, të kaltërit do të kthehen në Firence dhe më pas do të arrijnë në Leverkusen të dielën, në prag të ndeshjes kundër Ukrainës.

Në lojë është vendi i dytë në Grupin C kualifikues Euro 2024, i cili futet direkt në Kampionatin Europian të Gjermanisë. Një barazim ose humbje kundër Maqedonisë së Veriut do ta detyronte Italinë të fitonte ndeshjen e fundit kundër Ukrainës. Nëse mund maqedonasit, do t’i mjaftojë barazimi ndaj Ukrainës.

Lista e plotë e skuadrës italiane:

Portierë: Xhanluixhi Donaruma, Aleks Meret, Ivan Provedel, Gulielmo Vikario.
Mbrojtës: Françesko Açerbi, Alesandro Bastoni, Alesandro Buonxhorno, Davide Kalabria, Andrea Kambiazo, Mateo Darmian, Xhovani Di Lorenco, Federiko Dimarko, Federiko Gati, Rafael Toloi.
Mesfushorë: Nikolo Barela, Xhakomo Bonaventura, Andrea Kolpani, Brian Kristante, Davide Fratezi, Zhorzhinjo, Manuel Lokateli.
Sulmues: Domeniko Berardi, Federiko Kieza, Stefan El Sharau, Moise Kin, Mateo Politano, Xhakomo Raspadori, Xhanluka Skamaka, Nikolo Zaniolo.

Trajner: Luçiano Spaleti.

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!